POZICION VAKANT: DREJTOR NË DREJTORINË E MENAXHIMIT TË ÇËSHTJEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME MEDIA DHE PUBLIKUN

 

Bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë” si dhe Vendimin të Kuvendit nr. 93/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shpall vendin vakant për pozicionin:

Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i shkencave”për drejtësi.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperienë pune në nivel drejtues e menaxherial.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

  • Kandidati duhet të plotësojë kriteret për t’u pajisur me “certifikatë sigurie“ sipas VKM nr.188, datë 4.32015.
  • Ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore e cila është ende ne fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidati duhen të ketë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afatet kohore të limituara.

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 10.01.2018 në një nga format e dhëna më poshtë:

  1. Paraqitja e aplikantit së bashku me dokumentat përkatës pranë institucionit të KPK-së në adresën: Rruga e Kavajës, Ish Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte , ora 09.00-16.00.
  2. Kërkesë me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Rruga e Kavajes, Ish Lidhja e Shkrimtarëve, Tirane. Aplikimi ne rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 10.01.2018, që vertetohet me fletë mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar.
  3. Kërkesë për aplikim nëpërmjet postës elektronike në adresën komisionipavarurikualifikimit@gmail.com i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumentave të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare,
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar),
  3. Dëshmi penaliteti,
  4. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt,
  5. Çdo dokument tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme si dhe trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.