Bukurije Memisha

Këshilltare Ekonomike

Diplomohet “Ekonomist për industrinë” në vitin 1982, në Fakultetin Ekonomik, Tiranë.  Ka punuar fillimisht si ekonomiste në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit dhe më pas si kryefinanciere pranë Ndërmarrjes së Shfrytëzimit Pyjor, Tiranë. Në vitet 1996-2001 ka shërbyer si financiare pranë Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar. Gjatë viteve 2001-2005 ka punuar në Ministrinë e Financave dhe deri në vitin 2017 ka punuar si specialiste në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave. Zotëron disa dëshmi profesionale, si kontabël i miratuar dhe auditues i brendshëm. Ka kryer trajnime dhe specializime të ndryshme. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.