Firdes Shuli

Komisionere

Diplomuar “Jurist” në vitin 1988 në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2009, znj. Shuli u diplomua edhe në degën Administrim Publik  në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Ajo ka një karrierë profesionale prej 21 vitesh në sistemin  e  drejtësisë, duke nisur që nga viti 1988 si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër dhe më pas si kryetare e kësaj Gjykate, për tre vjet. Znj. Shuli është licencuar nga ministri i Drejtësisë si notere dhe,  në vitet 1996-2017, ka ushtruar detyrën e  noteres në  Dhomën e Noterisë Gjirokastër. Nga viti 2000 deri në vitin 2004, ajo  ka  ushtruar edhe profesionin e pedagoges në lëndët “E drejtë biznesi” dhe “E drejtë kushtetuese” pranë Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Nga viti 2001 deri në vitin 2017, noterja Shuli ka qenë anëtare e Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Noterëve në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa nga viti 2015 deri në 2017 ajo ka qenë anëtare e Kryesisë së Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Noterëve. Znj Shuli ka kryer disa trajnime, ndërsa ka marrë pjesë në konferenca e seminare brenda dhe jashtë vendit, të organizuara nga Dhoma Kombëtare e Noterisë. Znj. Shuli është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze. Në qershor të 2017 znj. Shuli, me vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, u zgjodh si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.