Fjona Zaçaj (Zenelaj)

Këshilltare ligjore

Diplomohet “Jurist” në vitin 2004, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Krajovës, Rumani. Në vitin 2008 përfundon studimet master në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Gjatë viteve 2004 – 2007 ka punuar si juriste pranë njësisë së qeverisjes vendoreNë vitet 2007-2009 ka ushtruar detyrën e specialistes në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Brendshme dhe më pas, për periudhën 2009-2016, ka mbajtur postin e përgjegjëses së sektorit të akteve në këtë drejtori. Gjatë 2016-2017 ka punuar si ndihmëskomisionere në Mekanizmin Kombëtar për Parandalimin e Torturës, pranë Avokatit të Popullit. Ka marrë pjesë në trajnime e seminare të ndryshme profesionale, brenda dhe jashtë vendit. Zotëron gjuhën angleze, rumune, italiane dhe franceze.