Gentian Mete

Këshilltar Ligjor 

Diplomohet “Jurist” në vitin 1999, në Universitetin e Bukureshtit, Rumani. Studimet master i përfundoi në Universitetin e Tiranës. Aktualisht është në proces të studimeve doktorale në shkenca juridike e politike në Universitetin e Bukureshtit. Gjatë periudhës 2000-2003 ka punuar si jurist në Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit “ALBAUTOR” dhe më pas si jurist në Drejtorinë Juridike të Ministrisë së Kulturës. Prej vitit 2006 e në vazhdim ka ushtruar profesionin e avokatit. Në vitin 2009-2010 ka shërbyer si përgjegjës i sektorit juridik pranë Drejtorisë së Trupit Diplomatik në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gjithashtu, gjatë karrierës së tij është angazhuar edhe si pedagog në disa universitete që prej vitit 2004. Zotëron gjuhën angleze, italiane, rumune dhe franceze.