Irida Jaho

Këshilltare Ekonomike

Diplomohet për “Financë-Kontabilitet”, në vitin 1994 në Fakultetin Ekonomik, në Tiranë. Në vitin 2017 ka përfunduar ciklin e studimeve “Master” për “Qeverisje korporatash” pranë Universitetit Europian të Tiranës. Ka ushtruar për shumë vite detyrën e kontabilistit në sektorin privat. Gjatë viteve 2000-2006 ka qenë specialiste finance në televizionin “Top Channel”. Për një periudhë trivjeçare ka mbajtur postin e shefes së departamentit të kontabilitetit pranë kompanisë “Ashley & Holmes”. Gjatë periudhës 2009-2017 ka punuar si supervizore financiare në kompaninë “Hewlett Packard”, dega Shqipëri. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.