Joana Asimi (Sorraj)

 Këshilltare Ligjore

Diplomohet “Jurist” në vitin 2003, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Salentos, Itali. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet master në Fakultetin Juridik në Tiranë, ndërsa në vitin 2017 ka mbrojtur gradën “Doktor i shkencave juridike”. Ka marrë titullin avokat në​ vitin 2005. Gjatë periudhës 2006-2013 ka shërbyer si specialiste në institucionin e Presidentit të  Republikës. Ka punuar gjithashtu si juriste pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe juriste në Bashkinë e Tiranës deri në vitin 2017.  Ka punuar edhe si pedagoge e jashtme në disa universitete private dhe publike të vendit. Ka kryer disa specializime në fushën e të drejtave të njeriut dhe është e specializuar në fushën e së drejtës publike. Zotëron gjuhën angleze, italiane e spanjolle.