Klodjana Theodhosi

Këshilltare Ligjore

Diplomohet “Jurist” në vitin 2002, në Fakultetin e Drejtësisë, Tiranë. Në vitin 2013 përfundon studimet master në “EU Business Law”.Ka qenë  pjesë e administratës së Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2003 pranë komisioneve parlamentare, të përhershme dhe të posaçme të tij. Deri në nëntor 2017 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore pranë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë periudhës 2014 – 2016 ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e një sërë projektligjesh të paketës së Reformës në Drejtësi. Ka marrë pjesë në trajnime dhe konferenca të ndryshme jashtë vendit. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.