Lola Prendi

Këshilltare Ligjore

Diplomohet “Jurist” në vitin 1996,  në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Në vitin 2007 ka fituar titullin “Avokat”, ndërsa në vitin 2010 titullin “Avokat Shteti”. Ka punuar si përgjegjëse e seksionit juridik dhe të informacionit në Këshillin e Rrethit Shkodër për katër vite, 1997-2001. Në 2001-2008 ka mbajtur postin e drejtorit të departamentit juridik pranë Këshillit të Qarkut Shkodër dhe më pas për dy vite, 2008-2010, si drejtore e Drejtorisë Juridike e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median, pranë QSUT-së.Gjatë periudhës 2010-2017 ka punuar si Avokate Shteti e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe Avokate Shteti për Zyrën Vendore Tiranë. Ka kryer trajnime dhe kurse të ndryshme kualifikimi profesional. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.​