Pamela Qirko

Komisionere

Diplomuar “Jurist” në vitin 2001 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Pamela Qirko në vitin 2003 është certifikuar nga ISAAT për “Konsulencë ligjore të shoqërive tregtare”. Në vitin 2004 ka fituar licencën e avokatit nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, me të drejtë përfaqësimi në të gjitha shkallët e Gjyqësorit. Ajo e ka nisur karrierën e saj profesionale si juriste  në vitin 2001 pranë  kompanisë  “AMC” sh.a. (sot Telekom Albania, pjesë e “Deutsche Telekom Group”), për të qëndruar në këtë detyrë deri në vitin 2007. Pas kësaj ekperience profesionale,  ajo u promovua dhe mori emërimin si “Juriste e lartë”, post ky që e mbajti deri në qershor të 2017-s, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm dhe në suksesin e kësaj shoqërie. Juristja Qirko ka kryer disa specializime jashtë vendit në fusha të ndryshme të drejtësisë dhe menaxhimit nga institucione të ndryshme europiane, si: Akademia e Ligjit Europian (ERA) në Trier, Gjermani; Gjykata Europiane e Drejtësisë (CJEU) në Luksemburg, BIT Consultants në Varshavë, Poloni, si dhe Universitetin e Sheffield-it në Selanik, Greqi. Juristja Qirko zotëron shumë mirë gjuhët angleze, franceze, italiane, ndërsa është edhe njohëse e gjuhës greke. Në qershor të vitit 2017, znj. Pamela Qirko u emërua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si  Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.