SHPALLJE VENDI VAKANT PËR POZICIONIN DREJTOR NË DREJTORINË E MENAXHIMIT TË ÇËSHTJEVE DHE MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Cështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: II-b

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

a.Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i shkencave” në Drejtësi.

b.Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c.Të kenë të paktën pesë vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe në trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda 20 ditëve pas publikimit të njoftimit pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën: Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë,zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al,i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.