Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit Ornela Naqellari me detyrë Kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte, datë 21.03.2019 ora 9:30 në të njëjtën sallë në Pallatin e Koncerteve, Tiranë.