Subjekti: Z. Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj

Vendimi Nr: 165
Data e vendimit: 21.06.2019
Subjekti i rivlerësimit: Znj. Klodiana Veizi, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës.
Vendimi Nr: 171
Data e vendimit: 26.06.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Eugen Beçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Altin Dumani , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 31.07.2019 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Altin Dumani, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Roland Ilia relator, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Subjekti: Z. Altin Dumani, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Roland Ilia

Subjekti: Z. Gjovalin Përnoca, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici

Subjekti: Z. Altin Dumani, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Etleda Çiftja, Roland Ilia

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të riçelë hetimin për subjektin e rivlerësimit znj. Dhurata Haveri me detyrë gjyqtare pranë Gjykatë së Apelit për Krime të Rënda, për rrjedhojë seanca e shpalljes së vendimit e përcaktuar më datë 01.08.2019 nuk do të zhvillohet.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.

​ 

Subjekti: Z. Klodian Braho, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 25.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Klodian Braho , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 26.07.2019 me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Klodian Braho, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Roland Ilia relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.