Vendimi Nr: 147
Data e vendimit: 16.05.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Arben Pasho, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

 SHPALLJE VENDI VAKANT NË POZICIONIN SPECIALIST PËR ZBARDHJEN DHE REDAKTIMIN E VENDIMEVE 

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Specialistit për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: IV-a

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

          a.Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë në degën gjuhë-letërsi.

          b.Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

c.Të kenë të paktën tre vite përvojë pune në profesion.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tyre të mos jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda 15 ditëve pas publikimit të njoftimit pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën:Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al.i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 10.09.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Gjovalin Përnoca, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 13.09.2019, vendosi:

Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Gjovalin Përnoca, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Xhensila Pine, z. Olsi Komici relator, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

 

 

 

 

Subjekti: Z. Gjovalin Përnoca, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici

Vendimi Nr: 192
Data e vendimit: 31.07.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Altin Dumani, prokuror/drejtues i Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë.
Vendimi Nr: 191
Data e vendimit: 26.07.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Klodjan Braho, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Subjekti: Z. Gjovalin Përnoca, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Xhensila Pine, Suela Zhegu, Olsi Komici

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 04.09.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Hysni Vata , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 09.09.2019, vendosi:

Shkarkimin nga deryra të subjektit të rivlerësimit, Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Lulzim Hamitaj relator, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

 

 

 

 

Subjekti: Z. Hysni Vata, drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat

Vendi: Pallati i Koncerteve (ish-Pallati i Kongreseve), Salla B, Kati 0.

Trupa Gjykuese: Firdes Shuli, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj

SHPALLJE VENDI VAKANT NË POZICIONIN KËSHILLTAR EKONOMIK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton personat e interesuar të aplikojnë për pozicionin e Këshilltar Ekonomik  në këtë institucion

Në zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Keshilltarit Ekonomik në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: 80% e G3,

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

a.Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi, me diplomë “master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për shkenca ekonomike, matematike ose në drejtësi jashtë vendit  dhe ka marrë diplomë të njësuar sipas legjislacionit në fuqi për njësimin e diplomave.

b.Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.

c.Të ketë shtatë vite përvojë pune në sektorin financiar.

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tij të mos jetë nisur procedim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundëravajtjeje penale.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t”u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumetat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda 10 ditëve pas publikimit të njoftimit pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën;Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë,zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30 – 17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.ali cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.