Në përputhje me ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (LDI) dhe “Programit model të Transparencës” miratuar me urdhrin nr. 14, datë 22.01.2015, të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është përgatitur Programi i Transparencës për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Nëpërmjet këtij programi synohet që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të ndërtojë dhe rrisë transparencën gjatë procesit për rivlerësimin kalimtar të subjekteve të rivlerësimit. Programi i Transparencës do të përditësohet periodikisht, në përputhje me nenin 5 të LDI-së. Informacioni i publikuar në këtë program synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar në faqen zyrtare kpk.al. Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të tij evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 

 

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së KPK-së janë:

 

  1. “E drejta për informim” është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
  2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: KPK-ja ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  3. Zbatimi korrekt i Kushtetutës, ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e KPK-së (ligji nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”).
  4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
  5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
  6. Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
  7. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:

 

  • i plotë;
  • i saktë;
  • i përditësuar;
  • i thjeshtë në konsultim;
  • i kuptueshëm;
  • lehtësisht i aksesueshëm;
  • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

 

 

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014.

 

Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, institucioni vendos në dispozicion të publikut, në faqen e tij të internetit kpk.al, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

 

  • Strukturën organizative të autoritetit publik;
  • Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
  • Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
  • Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të institucionit, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
  • Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit; strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë,si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
  • Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
  • Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit;
  • Informacion për procedurat e prokurimit, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave;
  • Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
  • Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik; procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
  • KPK-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në Programin e miratuar të Transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
  • Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të postimit në faqen zyrtare të internetit brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË KPK

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë
Baza ligjore
Dokumenti/Përmbajtja
Afati kohor për publikim
Mënyra e publikimit
Struktura përgjegjëse për përgatitjen e materialit apo disponimin e tij
Përshkrim i strukturës organizative Neni 7/1/a i ligjit nr. 119/2014 Vendimi i Kuvendit nr. 93/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të KPK”

Skemë

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare Në faqen zyrtare në menunë “Rreth nesh” Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i burimeve njerëzore
Përshkrimi i funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik Neni 7/1/a i ligjit nr. 119/2014 Tabelë e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorëve/ive dhe strukturave përbërëse Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacioni” Në faqen zyrtare në menunë “Rreth nesh” Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i burimeve njerëzore
Akte ndërkombëtare
ligje;
akte nën
ligjore;
dokument tjetër që lidhet me ushtrimin e funksioneve të institucionit
Neni 7/1/b i ligjit nr. 119/2014 Ligje

Akte nënligjore

Vendime të titullarit të institucionit

Rregullore të brendshme

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare

Menjëherë pas urdhrit të miratimit nga

Kryetari/Komisionerët

Në faqen zyrtare në menunë “Legjislacioni” KPK dhe institucione të tjera
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim,adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit Neni 7/1/c/g i ligjit nr. 119/2014 Format denoncimi

Format kërkese

Format ankese

Informacione

Adresa: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”, Tiranë

Orari: E hënë – E premte, ora 12:00-14:00

E-mail:
info@kpk.al

Menjëherë pas miratimit të Programit të Transparencës

Menjëherë në rast ndryshimesh

Në faqen zyrtare, në menunë “Model denoncimi”

Në faqen zyrtare, në menunë “E drejta për informim – Procedura për informim”

Në faqen zyrtare, në menunë “Programi i Transparencës-Informacione”

Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhekontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit Neni7/1/ç i ligjit nr. 119/2014 Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”, Tiranë

Orari i punës: E hënë – E premte, ora 08:30 – 17:00

Koordinatori për të drejtën e informimit

Menjëherë pas miratimit të urdhrit të caktimit të koordinatorit Në faqen zyrtare, në menunë “Adresa dhe kontakte” Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë
Të dhëna për arsimimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë

Strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë

Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë dhe procedura që ata ndjekin për të marë vendime

Neni 7/1/d i ligjit nr. 119/2014 Të dhëna për kualifikimet e komisionerëve

Të dhëna për kualifikimet e këshilltarëve ligjorë dhe këshilltarëve ekonomikë

Vendimi i Kuvendit nr. 93/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”

Vendimi i Kuvendit nr. 82/2017 “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të zgjedhur të institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016”

Vendimi nr. 1, datë 10.11.2017, i Komitetit ad hoc pranë KPK-së për pranimin e këshilltarëve ekonomikë pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Vendimi nr. 2, datë 18.11.2017, i Komitetit ad hoc pranë KPK-së për pranimin e këshilltarëve ligjorë pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Përshkrim/dispozitat e ligjit nr. 84/2016.

(neni 6)

(neni 22)

Menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare Në faqen zyrtare, në menunë “Rreth nesh” Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i burimeve njerëzore
Mekanizmat monitorues; raporte auditi; dokumentet me tregues performance Neni7/1/dh i ligjit nr. 119/2014 Raporte monitorimi dhe auditimi (KLSH) Menjëherë pas depozitimit në KPK ose publikimit në faqen zyrtare të autoritetit monitorues Në faqen zyrtare, në menunë “Publikime” Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i financës
Buxheti;

Plani financiar për vitin financiar në vijim

Neni 7/1/e i ligjit nr. 119/2014 Buxheti

Raporte

Menjëherë pas miratimit të ligjit të buxhetit Në faqen zyrtare, në menunë “Rreth nesh- Buxheti/prokurimet” Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i financës
Informacion për procedurat e prokurimit Neni 7/1/ë i ligjit nr. 119/2014 Rregjistri i parashikimit të prokurimeve Menjëherë pas dërgimit në APP Në faqen zyrtare, në menunë “Rreth nesh -Buxheti/prokurimet” Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i financës
Shërbimet e autoritetit për publikun

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Neni 7/1/f i ligjit nr. 119/2014

Neni 7/1/i; Neni 8 i ligjit nr.119/2014

Regjistri i denoncimeve

Regjistri i kërkesave për informacion

Regjistri i ankesave

Përditësohet periodikisht Në faqen zyrtare, në menunë “E drejta për informim-Regjistra” Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse/ Specialisti i pritjes me popullin

Koordinatori për të drejtën e informimit

Paraqitja e mendimeve në hartimin e projektakteve, etj. Neni 7/1/gj i ligjit nr. 119/2014 Projektakt ligjor dhe nënligjor

Projektstrategji

Menjëherë pas hartimit të projektaktit/projektstrategjisë Në faqen zyrtare, në menunë “Publikime – Njoftimi për konsultim publik” Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun
Mbajtja e dokumentacionit nga KPK Neni 7/1/h i ligjit nr. 119/2014 Tabelë Pas miratimit të tabelës Në faqen zyrtare, në menunë “Programi i Transparencës – Informacione” Drejtoria Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse/Specialisti i Arkiv/Protokollit
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh Neni 7/1/k i ligjit nr. 119/2014 Të dhëna statistikore

Modeli i denoncimit

Përditësohet periodikisht

Menjëherë pas miratimit të modelit

Në faqen zyrtare, në menunë “E drejta e informimit – Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh” Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë
Informacione të tjera të dobishme Neni 7/1/l i ligjit nr. 119/2014 Mbrojtja e të dhënave personale

Materiale ndërgjegjësuese

Evente

Menjëherë pas miratimit nga Mbledhja e Komisionerëve Në faqen zyrtare, në menunë “E drejta e informimit-Informacione”

Në faqen zyrtare, në menunë “Publikime – Evente”

Drejtoria e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun/ Koordinatori për median dhe marrëdhëniet me jashtë

 

 

Në përputhje me këtë Program Transparence të miratuar, AP-ja vendos në dispozicion të publikut, në faqen e tij të internetit kpk.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

 

 

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron zbatimin e LDI, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit. Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

 

 

Znj. Sonila Shijaku

 

Sonila.Shijaku@kpk.al