RISHPALLJE VENDI VAKANT PËR DY POZICIONE PËRKTHYES 

Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Përkthyesit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kategoria e pagës: II-b

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

a.Të zotërojnë diplomë të arsimit të lartë, preferohet në gjuhë të huaja dega Anglisht ose Drejtësi

b.Të kenë minimumi 2 vjet eksperiencë në përkthim Shqip- Anglisht- Shqip.

c.Të kenë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët.

d.Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare..

 

Kushte të përgjithshme:

  • Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për tu pajisur me certifikatë sigurie sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 188 datë 4.3.2015.
  • Ndaj tyre të mos ketë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
  • Ndaj tyre të mos jetë marrë masë disiplinore me largim nga detyra ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.

Kandidati i interesuar duhet të dorëzojë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi;
  • Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  • Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim, librezë pune) (origjinale ose të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt.
  • Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe ne trajnimet,kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Aplikimet duhet të dorëzohen brenda 10 ditëve pas publikimit të njoftimit pranë institucionit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në adresën;Rruga e Kavajës, Ish- Lidhja e shkrimtarëve, Tiranë,zyra e protokollit, nga e hëna-premte ora 8.30-17.00, ose nëpërmjet postës elektronike në adresën:info@kpk.al i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.