Gentiana Milkani

Diplomuar dhe licencuar në Shkencat Juridike, në vitin 1997, pranë Universitetit të Bukureshtit, Rumani. Znj. Milkani nga viti 2008 mban titullin MBA të Akademisë Britanike të Biznesit dhe Komunikimit, Rumani. Ajo ka një eksperiencë profesionale mbi 19-vjeçare në administratën publike, fillimisht në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Rregullimit Territorit dhe Turizmit, si specialiste në Sekretariatin Teknik te Këshillit Kombëtar të Ujit dhe më pas në Drejtorinë Juridike dhe të Licencave. Pas kësaj përvoje të gjatë, në vitin 2008, znj. Milkani u emërua përgjegjëse e Sektorit të Regjistrit dhe Kontrollit të Përputhshmërisë së Dokumentacionit në Drejtorinë Juridike, Licencave dhe Marrëdhënieve Ndërinstitucionale pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërsa në vitin 2014, në po të njëjtin institucion, ajo mori detyrën e drejtores së Drejtorisë së Inspektimit, Vlerësimit dhe Analizës, detyrë që e mbajti deri në tetor të 2018-s. Znj. Milkani zotëron prej vitesh licencën e avokatit, si dhe ka ushtruar edhe profesionin e pedagogut në universitete jopublike. Ajo ka marrë pjesë në trajnime, seminare e konferenca të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Është njohëse shumë e mirë e dy gjuhëve të huaja, anglisht dhe rumanisht. Aktualisht mban pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.