Këshilltare Ligjore

Znj. Klodiana Bytyçi është diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin Juridik, të Universitetit të Tiranës. Ka fituar titullin “Avokat” nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, si dhe titullin “Ndërmjetës”, lëshuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit. Pas përfundimit të studimeve, znj. Bytyçi e nisi karrierën profesionale në drejtori të ndryshme, në varësi të Bashkisë së Tiranës, fillimisht si juriste e më pas është promovuar në pozicionin e përgjegjësit të sektorit. Ka eksperiencë profesionale edhe si lektore e lëndës “Legjislacion Profesional” në universitete jopublike. Gjatë karrierës, znj. Bytyçi ka kryer trajnime të ndryshme të organizuara nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike mbi menaxhimin e pronave publike, hartimin dhe përafrimin e legjislacionit, etikës dhe antikorrupsionit, si dhe njohjes dhe ligjshmërisë mjedisore etj.  Znj. Klodiana Bytyçi është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.