Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.04.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Fatjona Memçaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 03.05.2018, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga  znj. Alma Faskaj, z. Roland Ilia relator dhe znj. Firdes Shuli  anëtare, do t’u  njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.