Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 15.02.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Dritan Peka, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 04.03.2019 vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Dritan Peka, drejtues në Prokurorinë e Apelit Tiranë.
  2. Transferimin e praktikës së marrëdhënies së punës të z. A. M. me Prokurorinë e Apelit Tiranë, pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Roland Ilia, z. Lulzim Hamitaj relator, z. Olsi Komici anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve .

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.