Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.05.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Artan Shtrungza, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 16.05.2019 me shumicë votash vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Artan Shtungza, ​prokuror /drejtues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, znj. Pamela Qirko anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.