Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Znj. Genta Tafa Bungo zhvilloi një bashkëbisedim online me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Znj. Yuri Kim.
Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Znj. Bungo dhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj. Kim e përqendruan bisedën e tyre te procesi i rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë, duke u ndalur konkretisht te puna e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ambasadorja e SHBA-së Znj. Kim, i shprehu falënderimet e saj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kurajon dhe këmbënguljen e tyre gjatë këtij procesi.
Ambasadorja e SHBA-së dhe Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ranë dakort për nevojën e përshpejtimit të procesit të rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.
Nga ana e saj Kryetarja e Komisionit Znj. Genta Tafa Bungo vlerësoi kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Komisionit dhe procesit në tërësi duke e siguruar se KPK mbetet e angazhuar për të përmbyllur këtë proces me cilësi të lartë dhe sa më shpejt.
Kjo ishte biseda e parë zyrtare mes Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikë Znj. Yuri Kim dhe Kryetares se Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Znj. Genta Tafa Bungo.