Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, znj. Pamela Qirko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Roli i Gjykatave Kushtetuese në Demokracitë e Reja”, organizuar me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. 

Në aktivitetin e mbajtur në datat 21 dhe 22 tetor 2022 morën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Yuri Kim, Ambasadorja e Bashkimit Evropian, Znj. Christiane Hohmann, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së, Z. Vincenzo Del Monaco, kryetarë/gjyqtarë të gjykatave kushtetuese nga vende të tjera, drejtues të institucioneve të sistemit të drejtësisë, magjistratë/ish-magjistratë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.