Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 23.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Astrit Faqolli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 25.07.2018, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit,Astrit Faqolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, z.Roland Ilia anëtar, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.