Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 13.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Arben Kraja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 17.12.2018 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Roland Ilia, znj. Firdes Shuli relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.