Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj. Eloida Goxhi , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.12.2018 vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Eloida Goxhi, prokurore/drejtuese e Prokurorisë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
  2. Me shumicë votash, transferimin e çështjes nr. 420 datë 20.05.2013, pranë organit kompetent për inspektim, për shkaqe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, sipas pikës 4 të nenit 59 të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Xhensila Pine, znj. Suela Zhegu relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, me përjashtim të pikës 2, mund të ushtrohet  ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.