Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 18.12.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Izet Kadana, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 20.12.2018 vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Izet Kadana kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj.Firdes Shuli relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet  ankimim  pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.