Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, më datë 10.01.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Muça, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 14.01.2019 vendosi:

  1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alma Muça, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.
  2. Transferimin e çështjes për kallëzimin penal të kryer nga prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e vitit 2015, për çështjen e njohur mediatikisht si “Masakra e Çoles”, pranë organit kompetent për t’u marrë parasysh për vlerësimin periodik të subjektit të rivlerësimit.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues, i kryesuar nga znj. Suela Zhegu, znj. Valbona Sanxhaktari relatore, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerevë publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Pika 1 e këtij vendimi mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti I rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.