Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot, në datën 15.4.2021, seancën publike për subjektin e rivlerësimit, z. Ramazan Avdiu. Gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore, trupi gjykues u njoh me kërkesën e subjektit të rivlerësimit mbi një gabim material të konstatuar prej tij në analizën financiare të përgatitur nga Komisioni dhe kërkesën e tij për riçelje të hetimit, në vijim të së cilës u tërhoq në dhomë këshillimi për të diskutuar këtë kërkesë të z. Ramazan Avdiu.

Trupi gjykues, pasi u njoh me kërkesën e subjektit të rivlerësimit dhe pretendimet e tij, ka pranuar kërkesën e subjektit për rishikimin e analizës financiare, duke reflektuar gabimin material të kryer në hedhjen e kursimeve cash të deklaruara për vitin 2003, si dhe ka refuzuar kërkesën e tij për riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera të rivlerësimit, deri në këtë fazë të hetimit administrativ.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të njoftojë përsëri lidhur me vijimin e seancës dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Ramazan Avdiu.