Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Andri Ymeri, ditën e sotme, datë 9.12.2022, nuk u zhvillua e plotë, pasi subjekti i rivlerësimit kërkoi përjashtimin e dy prej anëtarëve të trupit gjykues.  

Në këto kushte, trupi gjykues, i përbërë nga znj. Pamela Qirko kryesuese, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore dhe znj. Firdes Shuli anëtare, pasi u tërhoq në dhomë këshillimi në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, njoftoi se vendosi t’i përcjellë Komisionit këto kërkesa për t’u shqyrtuar nga një trupë tjetër gjykuese e caktuar me short. Për rrjedhojë, Komisioni ndërpreu seancën dëgjimore, duke njoftuar se seanca e radhës do të mbahet në datën 12.12.2022, ora 13:00, në po të njejtën sallë në Pallatin e Koncerteve.