Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njofton se pas zhvillimit të seancave dëgjimore  për subjektin e rivlerësimit Z. Moisi Duda, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës, si edhe pasi analizoi shpjegimet dhe dokumentacionin provues të paraqitur nga subjekti, vendosi riçeljen e hetimit administrativ, kryesisht për kriterin e pasurisë si dhe rihapjen e hetimit për dy kriteret e tjera, atë të figurës dhe aftësive profesionale.

Seanca e radhës do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të institucionit.