Në zbatim të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, bazuar në  pikën 7, germa “c” dhe në pikën 9 të nenit 3 të rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, të ndryshuar, Komisioni, në datën 17.12.2021, vendosi shpërndarjen me short të çështjes së subjektit të rivlerësimit, zotit Alfred Balla.