Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot, në datën 19.11.2021, seancën publike për subjektin e rivlerësimit, z. Jak Ndoka. Subjekti i rivlerësimit nuk ishte prezent por ishte prezent përfaqësuesi i tij ligjor. Gjatë zhvillimit të seancës dëgjimore, përfaqësuesi ligjor i subjektit Ndoka kërkoi riçeljen e hetimit administrativ, në vijim të së cilës trupi gjykues pasi u tërhoq në dhomë këshillimi njoftoi se do të shprehej për  kërkesën e subjektit pas zhvillimit të seancës dhe  vlerësimit të shpjegimeve të dhëna në këtë seancë dëgjimore. Pas kësaj, përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit z.Jak Ndoka kërkoi  përjashtimin e trupës gjykuese.

Trupi gjykues vendosi të kalojë për shqyrtim kërkesën e subjektit një trupe tjetër gjykuese, duke i kërkuar perfaqësuesit ligjor të subjektit të depozitoj kërkesën edhe me shkrim brenda ditës së sotme si dhe njoftoi  se seanca dëgjimore do te vijojë në datë 22.11.2021 ora 12:30.