Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit znj. Dhurata Balla, parashikuar për t’u mbajtur në datën 23.4.2021, ora 12:00 nuk do të zhvillohet, pasi subjekti i rivlerësimit ka paraqitur pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor dorëheqjen nga statusi i gjyqtarit.

Data e mbajtjes së seancës dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.