Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore e përcaktuar për t’u mbajtur sot, në datën 21.7.2021, ora 13:00, për subjektin e rivlerësimit z. Arben Dyla, nuk u zhvillua. Trupi gjykues njoftoi se subjekti i rivlerësimit kishte paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore, si dhe për shkak se përfaqësuesi i tij ligjor, znj. Antoneta Sevdari, ndodhej në një seancë tjetër gjyqësore në orën 12:00, në të njëjtën datë me atë të përcaktuar nga KPK-ja për subjektin Arben Dyla.

Për rrjedhojë, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesat, duke e shtyrë seancën dëgjimore për një tjetër datë, e cila do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.