Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit z. Dritan Gina, e përcaktuar për t’u mbajtur në datën 16.7.2021, ora 12:00, nuk do të zhvillohet.

Komisioni vendosi ta shtyjë seancën, pasi subjekti i rivlerësimit ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.

Seanca dëgjimore do të mbahet në datë 26.7.2021, ora 12:00.