Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Gramoz Levanaj, e përcaktuar për t’u mbajtur në datë 29.1.2021 ora 10:00, nuk do të zhvillohet.

Komisioni vendosi ta shtyjë seancën dëgjimore, pasi në datë  27.1.2021, subjekti i rivlerësimit z. Gramoz Levanaj, ka paraqitur raport mjekësor për arsye shëndetësore.

Data tjetër për seancë dëgjimore do të njoftohet sërish në faqen zyrtare të Komisionit.