Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z. Bib Ndreca, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ishte përcaktuar për t’u mbajtur sot, në orën 15:00, për shkaqe të arsyeshme nuk do të zhvillohet.

Seanca e rradhës do të mbahet në datën 12.3.2020, ora 15:00, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve.