Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për  subjektin e rivlerësimit, znj. Nure Dreni, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përcaktuar në datë 6.3.2020, ora 9:00, për arsye objektive nuk do të zhvillohet.

Seanca e shpalljes së vendimit do të mbahet në datë 18.3.2020, në orën 9:30, në po të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve.