Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 15.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Agim Dalipaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.6.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Agim Dalipaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Lulzim Hamitaj, znj. Genta Tafa Bungo relatore dhe znj. Alma Faskaj anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.