Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën, 7.10.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Albert Kuliçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 11.10.2021, vendosi:

 

Konfirminin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Albert Kuliçi, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë.

 

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, znj. Firdes Shuli relatore dhe z. Olsi Komici anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

 

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.