Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 14.9.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Alket Mersini, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.9.2020, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Alket Mersini, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja , znj. Pamela Qirko relatore, znj. Xhensila Pine anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.