Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 30.07.2019 për subjektin e rivlerësimit, z. Altin Dumani , bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 31.07.2019 vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Altin Dumani, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Firdes Shuli, z. Roland Ilia relator, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.