Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 25.11.2021 për subjektin e rivlerësimit, z.Arben Dosti bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 3.12.2021, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Dosti, gjyqtar pranë Gjykatës së rrethit Gjirokastër
Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Pamela Qirko relatore dhe znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.
Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.