Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 30.3.2022 për subjektin e rivlerësimit, z. Aurel  Arapi i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  1.4.2022, vendosi:

1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Aurel Arapi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

2. Transferimin e çështjes penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, me numer procedimi 155/2017 dhe vendim nr. 52, i datës 2.11.2018, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari, z. Lulzim Hamitaj relator dhe znj. Genta Tafa Bungo anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim me përjashtim të pikës 2,mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.