Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 11.5.2022 dhe në datën 27.7.2022, për subjektin e rivlerësimit, z. Emiljano Ruli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 29.7.2022, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Emiljano Ruli gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Xhensila Pine relatore dhe znj. Valbona Sanxhaktari anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.