Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datë 14.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Enrik Haxhiraj bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 19.1.2021, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Enrik Haxhiraj, prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, znj. Pamela Qirko relatore, znj. Suela Zhegu anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit​.