Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancave dëgjimore në datën 1.3.2022  për subjektin e rivlerësimit, z. Ervin Beqiri  i bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën  3.3.2022, vendosi:

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Z. Ervin Beqiri, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe z. Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.