Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 1.6.2021, për subjektin e rivlerësimit, z. Gerd Hoxha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 3.6.2021, me shumicë votash vendosi:

1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gerd Hoxha, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2. Me votim unanim, transferimin e çështjes që i korrespondon gjetjes së vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së, protokolluar në Komision me nr. 48 prot., datë 13.1.2020 dhe çështjes që i korrespondon gjetjes tjetër të vëzhguesit ndërkombëtar të ONM-së, protokolluar në Komision me nr. 94., datë 20.1.2020, në organin kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore, bazuar në pikën 4, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, znj. Genta Tafa Bungo relatore dhe znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, me përjashtim të pikës 2, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.