Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 17.12.2021 për subjektin e rivlerësimit, z. Gjon Kodra bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.12.2021, vendosi:

Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gjon Kodra, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Valbona Sanxhaktari , z. Olsi Komici relator dhe znj. Xhensila Pine anëtare, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.